Shqiptarët në Ushtrinë Amerikane, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Djem vatranësh e veprimtarësh të tjerë të komunitetit vajtën në luftë dhe me krenari mbajtën lart flamurin e shtetit amerikan. Njëri prej tyre ishte Albert Nashi, biri i Thoma Nashit, që njihet në komunitetin shqiptar si muzikanti më i shquar në historinë e diasporës sonë, një nga veprimtarët më aktivë të Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, që nga vitet e para të lindjes së saj. Djali i tij i vetëm, Albert Nashi, i cili shërbente në Angli, siç shkruante “Liria” më 11 gusht 1944, u vra aksidentalisht me aeroplan. Alberti i ri, në jetën civile jepte mësime private për muzikë.
Ushtarët në Luftën e Dytë Botërore nuk e kishin jetën në rrezik vetëm nga plumbat e armikut dhe aksidentet. Shumë prej tyre vdiqën nga sëmundjet ngjitëse apo nga klima e vështirë e vendeve të largëta, ku nuk kishin shkelur kurrë më parë. Chester A. Christo, pas 22 muajsh shërbimi e vuajtjeje në Paqësorin Verilindor, mori leje dhe erdhi në Amerikë. Sapo mbërriti këtu, shkruan “Liria” e Boston-it, “e kapi një plevit aq i fortë sa e vuri poshtë për të mos u ngritur kurrë dhe vdiq në duart e të atit të tij në “Kennedy Hospital”, në Memphis (TN)”.
“ Plumbat japoneze nuk mundën ta shtinin poshtë djalin e ri Chester, sepse ai ishte i zoti të përballte katër beteja të tmerrshme me një trimëri të rrallë. Por sëmundja e pashërueshme që e kapi Chesterin në moshën më të re të djalërisë së tij, ishte më e fortë dhe më e pamëshirshme se plumbat e armikut”, shkruan “Liria”.

Teksti i plotë - i botuar në libër

NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI:
Një shqiptar në Luftën e Parë Botërore
Shqiptaro-amerikanët që shërbyen në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Islam Fetahu - shqiptari që ra heroikisht në xhunglën e Vietnamit
Shqiptari që u takua me vdekjen në Vietnam
Pak fjalë për vëllain tim Paul Priftin
Takim pas vdekjes
Historia e çuditshme e shqiptaro - amerikanit që luftoi në dy kontinente
Një ditë në California me gjeneralin shqiptaro - amerikan të Forcave Ajrore
Një jetë me ndarje e lot...
Me mision nga Amerika në shtabin e Mehmet Shehut
Një histori shqiptaro - amerikane
Alban Dervishi, 21 vjeçari shqiptar që ka marrë pjesë në dy luftëra, në Afganistan dhe Irak
Afrim Ibrahimi, marinsi shqiptaro-amerikan, që lufton në Irak
Misteri i vdekjes së Erika Demirajt, shqiptares që punonte në Forcat Ajrore të Amerikës