| |
Anthony Athanas, “patriarku” i komunitetit
Unë jam i sinqertë dhe i drejtë. Por nuk kënaqem
me pak. Nga vetja pres më shumë se sa nga të tjerët.
(Anthony Athanas në gazetën “Boston Globe”, korrik
1984)
Që në fillim do të theksoj një gjë që më ka
bërë shumë përshtypje. Kur zbret në aeroportin
e Boston-it ose në stacionin e trenit apo autobusit dhe t’i
drejtohesh për të kërkuar një taksi për të vajtur
te ky restorant, nuk ke nevojë t’i tregosh adresën e
plotë shoferit. Mjafton t’i thuash “Anthony’s
Pier Four” dhe ai do t’ia shkelë gazit pa kërkuar
shpjegime.
Ky është njëri nga restorantet më të njohura në botë.
15 vjet ishte “restoranti i vitit” në gjithë Amerikën.
Këtu kanë darkuar, drekuar, kanë pirë konjak, birrë,
verë peronalitete të njohura të botës: politikanë, artistë,
shkrimtarë, gazetarë, biznesmenë, sportistë...Disa prej tyre
kanë lënë “kartvizitat”, kanë dalë në fotografi
me Athanasin. Muret e restorantit, afër hyrjes dhe oxhakut, i ngjajnë një fotoekspozite
ku duket pronari i restorantit me njerëzit më me emër në Amerikë e
në botë. Midis fotografive janë edhe diplomat e nderit që i
kanë dhënë pronarit universitetet e institucionet e ndryshme.
Për shqiptarët, “Anthony’s Pier 4” është i
njohur edhe për faktin se dikur aty kanë buruar nismat e shumë veprimtarive
të Federatës “Vatra”. Restoranti vazhdon traditën
e shkuar. Përherë në shkëlqim, përherë i kërkuar.
Në jubile e festa kombëtare, shqiptarët e Bostonit mblidhen përherë aty.
Në “Anthony’s Pier 4” organizohen fushata për të mbledhur
ndihma materiale për vendlindjen, përkujtohen figurat e shquara të komunitetit,
shumica e të cilave kanë qenë miq të Athanasit...
Teksti i plotë - i botuar në libër
NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI:
Që nga jugu, në veri
Copëza dhimbjeje nga vendlindja e Xhemail Xhemës
Kur ëndrra amerikane bëhet realitet
Porta e hapur dhe sofra e shtruar e vëllezërve Osmani
Zonja jonë e komunitetit - doktoresha Anna Kohen
Avokati i Kosovës në Amerikë
Lajmëtari i Kosovës, njeriu i letrave dhe demonstratave...
Vëllezërit Bitiçi, përkushtimi ndaj Atdheut dhe
tre yjet e New York Times-it
Pagjumësi dhe lot për Kosovën
Vendin amë e kemi dashur dhe e duam, pavarësisht nga sistemi
dhe regjimi
Bruno – vatra shqiptare në Manhattan
Historia në dy akte e dy familjeve të arratisura nga Shqipëria
Brez pas brezi, në luftë për lirinë e Kosovës
Burgjet sllave ishin të tmerrshme
Atje është Kosova, atje është Drenica...
LDK-ja në Amerikë është e domosdoshme
Lëvizja paqësore në fillim dhe lufta e armatosur më vonë -
në funksion të pavarësisë së Kosovës
Kush beson në fe, beson dhe në atdhe
Demë Balidemaj, një derë e hapur për artistët
shqiptarë...
Marash Nucullaj, qytetar nderi në Amerikë
Një shqiptar arrin rritjen më të shpejtë në biznesin
e ndërtimeve në gjithë Amerikën
Kur nuk humb shpresën, barka e fatit e gjen limanin e mirëqenies...
Një jetë e gjatë në veprimtari të komunitetit
Famiglia - familja e madhe e biznesit që synon të pushtojë Amerikën
Kur ndërhyn Amerika...
Ngritja dhe shkëlqimi i Richard Lukajt
Llogaritari shqiptar i certifikuar publik
Besnikë të përjetshëm të familjes mbretërore
Nuk ka më keq se të jetosh me trup këtu e me mendje diku
tjetër
Adem Dukaj, një jetë i përkundur në djepin e historisë së Malësisë
Ahmet Zherka, një jetë për bashkimin kombëtar
Një histori tragjike shqiptare e rrëfyer në Atlantic City...
Kurbeti që na treti...
|
|