Me drejtorin e seksionit shqip të “Zërit të Amerikës” Elez Biberajn WASHINTON Seksioni shqip i “Zërit të Amerikës” ka qenë mjeti më i fuqishëm që u ka dhënë shpresë dhe kurajo shqiptarëve të Ballkanit, të cilët për shumë dekada jetuan nën diktaturën komuniste. Shumë herë ata vetëm përmes tij kanë mësuar se ç’ka ndodhur në pragun e shtëpisë së tyre. Elez Biberaj, drejtor i sotëm i seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”, autor i disa librave e artikujve, ka dhënë një kontribut të çmuar që të thuhej e vërteta mbi ngjarjet në Shqipëri e Kosovë. - Ka qenë një kënaqësi e vërtetë për mua të drejtoj këtë seksion gjatë një momenti historik si ai i tranzicionit në Shqipëri dhe i jam borxhli “Zërit të Amerikës” për këtë mundësi kaq të rrallë që më dha, - thotë ai. Në vitin 1986, kur mori këtë detyrë Elezi, Shqipëria ishte jashtë rrezes së vëzhgimit amerikan. Kapitalet perëndimore mbështetnin jashtë mase Jugosllavinë duke mohuar kritikat për dhunimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht ndaj shqiptarëve të Kosovës. - Sfida ime, - thotë Elezi, - qëndronte në faktin që brenda kufizimeve të politikës së Washington-it zyrtar, sektori shqiptar i “Zërit të Amerikës”, e vetmja lidhje mes Washington-it dhe Tiranës e Prishtinës, të paraqiste lajme të besueshme e të vërteta rreth Shteteve të Bashkuara dhe zonave në shënjestër: Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë, si dhe të nxiste idealet e lirisë e të demokracisë në tokat e banuara nga shqiptarët. “Zëri i Amerikës”, jo vetëm që ofroi informacion të pavarur, të vërtetë dhe të besueshëm, por gjithashtu shërbeu si burim shprese gjatë periudhës së shtypjes policore, vështirësive ekonomike dhe errësirës informative në Shqipëri e në Kosovë. Me mbulimet e saj mbi ngjarjet e zhurmshme të viteve 80-të, ky radiostacion fitoi emër për vërtetësinë e informatave të paraqitura. Veç kësaj, seksioni shqip, më shumë se çdo burim tjetër, i informoi shqiptarët mbi revolucionet demokratike të vitit 1989 dhe përpjekjet e vendeve të tjera të Evropës Qendrore e Lindore drejt demokracisë. Teksti i plotë - i botuar në libër NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI: |
|||