Boksieri shqiptar që lufton të shpallet kampion bote

Elvir Muriqi, 27 meçe, 26 fitore

NEW YORK

Nëse hap kompjuterin e futesh në “google” për të kërkuar emrin e boksierit Elvir Muriqi, do të dalin faqe të tëra, ku përmes fotografive të shumta tregohen pamje nga ndeshjet e tij. Po kështu, jepen edhe statistika të meçeve të tij të suksesshme si dhe sfidat e tij të shumta ndaj kundërshtarëve. Të gjitha shkrimet përmendin një fakt që tingëllon tejet sensacional: sportisti ynë i ri, në boksin profesionist, ku ai konkuron qysh prej pesë vjetësh, ka zhvilluar 27 ndeshje, nga të cilat ka humbur vetëm një, me diskualifikim për shkaqe disiplinore. (Këtë boksier, dy muaj më vonë Elviri e mundi në Massachusetts). 16 prej tyre i fitoi me nokaut; nëntë të tjera përfunduan që në raundin e parë. Ndeshja apo meçi më i shkurtër i Elvirit ka zgjatur vetëm 28 sekonda, më 1999 jur ai nxori jashtë loje me nokaut kundërshtarin në qytetin Augusta të Georgia-s.
Në karrierën e tij të shkurtër si boksier, Elviri ka pasur mjaft histori interesante. Kështu, për shembull, në tri meçe ai ka luftuar vetëm me njërën dorë, të majtën, pasi tjetrën e kishte të lënduar.

Teksti i plotë - i botuar në libër

NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI:
Shkopi magjik i golfistit Agim Bardha
Martin Shkreli: Sporti dhe biznesi ma kanë bërë më të lehtë pëkushtimin për çështjen kombëtare
Luftë me pushkë e luftë me trup, historia e familjes Gjeloshaj
Gjuetia, pasioni i veçantë i Zef Selcës