Kur të tjerët qeshnin, unë qaja...

Me Adam Belushin, babanë e artistëve, John e James Belushi

JULIAN (California)
Kalova shumë kodra, male e fusha, derisa arrita nga Los Angeles-i në fshatin Julian, për të takuar të vetmin shqiptar që banonte në atë fshat të bukur, Adam Belushin, babanë e aktorëve John e James Belushi, emrat e të cilëve janë shumë të njohur në botën e filmit e të teatrit amerikan.
Adam Belushi, një mesoburrë, po më priste para shtëpisë. Ai jetonte i vetëm në këtë shtëpi të vogël, të cilën ia bleu i biri, Johni. Aktori i ndjerë, disa vjet para se të vdiste, bashkë me babanë, që atëherë jetonte në Chicago, shkoi në shumë fshatra e qytete të Amerikës, për të gjetur një vend që do t’i përshtatej stilit të jetës së babait. Fshati Julian, me rreth 3200 banorë, ishte i vetmi që i pëlqeu Adamit, për arsye se i kujtonte pamjen e fshatit Qytezë në Shqipëri ku ai kishte lindur.
Adami erdhi në Amerikë në tetor 1934. Për herë të parë ai u kthye në vendlindje në gusht të vitit 1995. Qëndroi dy javë në Shqipëri me të birin, Jamesin dhe nipin. Prej andej u kthye me plot kujtime e mbresa nga takimet me të afërmit, të cilët nuk i kishte parë prej më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh.

Teksti i plotë - i botuar në libër

NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI:
Shqiptari që ringjalli New York-un
Arkitekt Kemal Butka - një jetë mbi projekte
Projekte kapitale të një inxhinieri shqiptar
Shkencëtari nga Përmeti, që mund të ishte nobelist
Filozofi i shquar shqiptar që diplomoi në Sorbonë dhe u dekorua nga presidenti Regan
Ago Agaj, vlonjati i Kosovës që qeverisi Mitrovicën
Fatet tona në histori
Komiteti Shqipëria e lirë - për Shqipërinë e lirë
Shqiptari i American Express-it
Magjistari që zbuloi bukurinë mbi gërmadhat e luftës
Fotomodeli shqiptar Nevrus Memeti – simbol i bukurisë
Shkrimtarja e shquar e romancave të dashurisë
Pritja e Faik Ymerit
Shqiptari i vogël shkëlqen në Hollywood
Shpikësi shqiptar, Alec Arnauti
Një jetë e ndarë përgjysmë...
Tej kufirit, në ferr...
Ç do punë ka poezinë e vet, nëse e dashuron
Mirësi, jo lavdi...
Kompozitori i Prespës - dirigjent simfonie në Chicago
Për bashkimin kombëtar mund të luftosh edhe me këngë
Motra e Gjergjit, 30 vjet në krahët e këngës
Specialisti i mikrokompjuterëve
Gjeniu shqiptar i faqeve të internetit
Një abetare për popujt e botës...
Në studion e piktorit Zois Shuttie
Albanian Yellow Pages - një urëlidhje e biznesit shqiptar
Poezia që bëri të lotojë presidentin Clinton
Bekim Lajçi, gjurmues i pasionuar, zotërues i një koleksioni të rrallë
Inxhinieri me famë, Zihni Buzo