Sipas shënimeve që janë botuar në libra e në gazeta, shqiptari i parë erdhi në Amerikë më 1876 por shpejt shkoi në Argjentinë. I dyti ishte Kol Kristofori (1860 - 1940), nga Katundi i Korçës që erdhi më 1886. Para tij në kontinentin e ri kishin ardhur arbëreshët në vitet 1850-të. Nga një shkrim i Faik Konicës, ndërkaq, mësojmë se Anastas Kullurioti (1820 – 1887) u dërgua nga misioni protestant i Greqisë në Amerikë ku bëri studime në një kolegj, para se Koli të vinte këtu. Nuk jepet data e saktë kur ai erdhi në Amerikë, por theksohet se me t’u kthyer në Greqi themeloi një komitet, pastaj një gazetë shqip e greqisht “Zëri i Shqipërisë” që u botua gjatë viteve 1879 - 1880. Teksti i plotë - i botuar në libër NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI: |
|||