Historia e shqiptares që ka rritur një tufë fëmijësh
edhe pse nuk i ka lindur vetë...
Ndodh që njeriu merr goditje në jetë sapo ka ardhur në këtë botë e ka hapur sytë. Një ditë prej ditësh ai ose ajo e kuptojnë se janë të vetmuar e të braktisur, pa mbështetje në oqeanin e madh njerëzor. Nuk kanë pranë njerëzit më të dashur si gjithë të tjerët e, për rrjedhim, nuk shqiptojnë dot as fjalët më të ngrohta e më të shtrenjta ”nënë” e “baba”. Duke qenë të vegjël akoma, nuk e kuptojnë as vetë se kush i ka privuar nga kjo e drejtë elementare njerëzore. Dhe ndjehen të brengosur e të braktisur ngaqë u mungon ndjenja më fisnike e dashurisë prindërore. Por natyra e Zoti mendon edhe për ta e bën mrekullira përmes kompensimit me dashuri njerëzore nga burime të tjera: tek jetimët e braktisur derdhet prej shpirtrave fisnikë një kujdes po aq i madh sa i prindërve dhe i zbut zemrat e përvëluara të tyre. Kështu ka ndodhur me Lule Lucajn – Lane, një shqiptare fisnike, zemërmadhe... E rritur vetë jetime, ajo vendosi që shpirtin e saj ta ndajë me fëmijët jetimë. Një histori interesante e gruas që ka rritur një tufë fëmijësh edhe pse nuk i ka lindur vetë... Ç’ humanizëm i madh kristian! Ajo shkon në Kosovë më 1988, jo për të vizituar vendin, por me një qëllim të lartë human: për të adoptuar fëmijë. Me shumë mundime sjell në Amerikë një fëmijë. Dy vjet më vonë shkon në Shqipëri me të njejtin qëllim dhe sjell këtu edhe katër fëmijë të tjerë. Kjo humaniste e vërtetë sot është nënë e pesë fëmijëve, të cilët i rriti me frymë vetëmohuese e me gjithë kujdesin prindëror. Këta fëmijë, - më thotë ajo, - kish qenë e shkruar nga Zoti t’i ushqeja unë gjatë gjithë jetës së tyre, me dashurinë që u mungonte. Teksti i plotë - i botuar në libër NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI: | |||