DioGuardi - urëlidhja e kombit shqiptar me Washington-in

Intervistë me ish kongresistin dhe kryetarin e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joseph DioGuardi

Ish kongresisti me prejardhje shqiptare, Joseph DioGuardi, sot kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane, ka luajtur rolin kryesor në njohjen e Kongresit të Amerikës me çështjen e shtypjes së gjithë shqiptarëve në Ballkan nga regjime armiqësore sllave të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe veçanërisht nevojën e pavarësisë së Kosovës. Si politikan me energji e dinamikë të pashterrshme, njohës i shkëlqyeshëm i çështjes shqiptare dhe i problemeve me të cilat ballafaqohet shoqëria amerikane, guximtar dhe i vendosur, njeriu që më së shumti është sulmuar nga shtypi dhe politikanët serbë për shkak të angazhimit të tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Joseph DioGuardi ka rreth 15 vjet që lufton për të drejtat e të gjithë shqiptarëve në Ballkan. I mbështetur nga biznesmenët dhe aktivistët shqiptarë të Amerikës, ai pati sukses që çështjen e Kosovës ta bënte të njohur për legjislatorët amerikanë, shumë prej të cilëve edhe sot vazhdojnë të jenë miq të shqiptarëve.
Cila është prejardhja e të vetmit legjislator amerikan me prejardhje shqiptare? Si filloi ai veprimtarinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës? Si u themelua Liga Qytetare Shqiptaro - Amerikane?

Teksti i plotë - i botuar në libër

NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI:
Fakte të reja për arbëreshët
O e bukura Kundisë...
Arbëreshi që luftoi në Vlorë...
Po vdes shpirti i Arbërit...
I verbër jam dhe shoh...
Vdekja e gjuhës
Kur të pash të parën herë...
Tek rrënja e Arbërit...
Qyteti i New York-ut ka shumë probleme
Të na rrojë Arbëri...