Jovan Treska nga Korça, kishte ardhur në Amerikë në qershor të vitit 1920. Zyrës së emigracionit i kishte deklaruar se quhej Christos Ioannou. Kur e kishin pyetur për përkatësinë kombëtare dhe vendlindjen, kishte thënë se ishte francez, i lindur në Francë. Harold Krist tregon fletëregjistrimin e emigracionit të datës 7 shkurt, 1934, në të cilin shihej se emri i babait ishte “transformuar” më vonë për të dytën herë, në John Krist. Jovan Treska vdiq me emër të huaj e në dhe të huaj. Gruaja e tij, me origjinë gjermane, zonja Martin dhe fëmijët e mësuan se ai ishte shqiptar, vetëm pas vdekjes, më 1981. - Babai im kishte lënë vendlindjen kur ishte 17 vjeç. Ai kishte emigruar në Francë e pastaj në Amerikë. Më 1933 qe martuar. Nënës i kishte thënë se kishte lindur në Francë dhe se nuk kishte njerëz të afërt. E mbaj mend fare pak, sepse kur vdiq ai, unë isha fëmijë. Ka qenë i tërhequr në jetë, ka punuar shumë, e donte nënën dhe ne fëmijët. Kështu pra, unë dhe motra kemi menduar se jemi me prejardhje franceze. Vonë e morëm vesh të vërtetën, - thotë Harold Krist. Si mendoni ju, pse ka ndodhur ky mister? - e pyes. Nuk e di. Njëra nga arsyet mund të ketë qenë frika e babait se ndoshta e dëbonin nga Amerika, po të tregonte se ishte nga Shqipëria, - thotë ai. Teksti i plotë - i botuar në libër NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI: |
|||