WORCESTER (Massachusetts) Në katin e dytë të një shtëpie në qytetin Worcester jetonte një grua 103 vjeç. Thuhej se ajo ishte shqiptarja më e vjetër në shtetin Massachusetts. Atë e njohin të gjithë anëtarët e Kishës Ortodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Mërisë” në Worcester, ku ajo shkon çdo të diele në meshë. Të tjerët i dinë vetëm emrin dhe prejardhjen. Elisaveta Dimitri është nga Polena e Korçës. Erdhi në Amerikë më 1935. Të dielën e fundit të shkurtit të vitit 1996, e takova pas meshës në kishë. Nuk mund të bisedoja me të për shkak të zhurmës së madhe në sallë dhe jashtë saj. Për më tepër që Zonja Dimitri as nuk dëgjon mirë. Mosha e ka bërë të vetën. A mund ta takojmë në një vend tjetër të qetë, larg zhurmës Elisaveta Dimitrin? Bija e saj, Loretta Gregory më tha se koha dhe vendi më i përshtatshëm për një takim tjetër do të ishte ora katër pasdite, në shtëpinë e saj në Rupert Street. Në katin e parë të shtëpisë jetonte Loretta Gregory me burrin dhe fëmijët. Lart - nëna e saj, e cila më 23 janar të këtij viti mbushi 103 vjet. - Si është me shëndet? Shumë mirë. Nuk ankohet nga ndonjë sëmundje. Vetëm veshët e kanë lënë. Nuk dëgjon mirë, - tha Loretta Gregory. Teksti i plotë - i botuar në libër NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI: |
|||