17 ditë në kozmos

Me astronautin shqiptaro - amerikan, kolonel lejtnant William G. Gregoryn

Ishte viti 1995 kur Greg Steffon, nga Worcester-i, faksoi në “Illyria” një artikull të botuar në një gazetë amerikane. Në fund i shtronte kolegut Isuf Hajrizi pyetjen: “A është shqiptar astronauti, për të cilin bën fjalë shkrimi?” “Të shohim ç’thotë At Arthuri (Liolini)”, - iu përgjigjëm në redaksi.
Një telefonatë në Kishën “Shën Gjergji” në Boston e zgjidhi enigmën. At Liolini ishte i informuar për astronautin William G. Gregory dhe për paraardhësit e tij, që kishin emigruar në Amerikë nga Shqipëria në fillimet e këtij shekulli. Pas kësaj, gazeta “Illyria” shkroi disa artikuj për Gregoryn, para se ai të nisej drejt hapësirave kozmike, në mars të vitit 1995. Kështu u bë i njohur për shqiptarët astronauti William G. Gregory. Nga një person krejt i panjohur për ne, ai u bë shumë shpejt i famshëm e i admiruar për të gjithë kombin.
Para se të nisej në kozmos, ai dërgoi një letër në redaksi. “Besoj se shqiptarët do të ndihen krenarë me sukseset që do të arrij në hapësirat e largëta”, shkruante Gregory i gëzuar, që ndër shumë kandidatë të tjerë ishte zgjedhur piloti i anijes kozmike, ekuipazhi i të cilës do të kalonte ditë të tëra studimi në hapësirë.
“ Jam i lumtur, por njëkohësisht edhe pak i shqetësuar, se unë do të jem drejtues i anijes, e cila gjatë gjithë kohës do të jetë nën kontrollin tim të plotë”, i tha gazetës “Illyria” piloti ynë, disa muaj para se të nisej drejt rrugës qiellore. Duke folur për programet e ardhshme të fluturimeve kozmike e të gjithësisë, ai shtoi se një ditë prej ditësh mund të kthehemi sërish në hënë, ndërsa për të shkuar në mars, nevojiteshin rreth 150 ditë.

Teksti i plotë - i botuar në libër

NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI:
Njeriu i fuqishëm i Pan Am-it
Ai që ka frikë, s’mund të bëhet pilot
Piloti që fluturoi rreth botës