Bardhyl Tirana apo “njeriu i Carter-it”

Avokati që drejtoi ceremoninë e inaugurimit të presidentit Jimmy Carter dhe reformoi Mbrojtjen Civile të Amerikës

Shumë bashkatdhetarë mendojnë se shqiptaro – amerikani që ka arritur të ngjitet më lart në administratën amerikane është shefi i CIA-s, George Tenet. Por, ai vazhdimisht ka refuzuar të përgjigjet drejtpërdrejt nëse me të vërtetë ka origjinë shqiptare. Kjo enigmë mund të merret vesh shumë vite më vonë pasi ai të jetë larguar nga drejtimi i CIA-s. Megjithatë, disa nga bashkatdhetarët tanë që banojnë në Queens më kanë thënë se nëna e tij flet një shqipe të pastër të Vlorës.
Por, një bashkatdhetar tjetër i yni që i ka pasur të hapura për shumë vjet dyert e Shtëpisë së Bardhë deklaron me krenari origjinën e vet. Cili është ai shqiptar, pra që ka punuar në sferat më të larta drejtuese të Pentagon-it dhe Mbrojtjes Civile në Amerikë? Personalisht kam njohur disa funksionarë të tillë në Ushtrinë Amerikane, përfshirë këtu edhe dy gjeneralë të nderuar shqiptaro – amerikanë. Megjithatë, për mua Bardhyl Tirana zë një vend të merituar.
Emrin e tij e kam hasur për herë të parë në gazetën “The New York Times” kur po punoja për hartimin e një bibliografie të shkrimeve të kësaj gazete për shqiptarët. Më 20 janar 1977, kjo gazetë kishte botuar një shkrim të gjatë të titulluar: “Organizatori i palodhur i festimeve të inaugurimit”. Aty mora vesh se ky organizator i ceremonisë së inaugurimit të presidentit Jimmy Carter kishte qenë Bardhyl Tirana (emrin ai e shkruan Bardyl). Për vite me radhë u përpoqa ta takoja atë, por nuk munda. Vetëm para pak kohësh, në dimrin e vitit 2003, bashkatdhetari Skënder Xhilaga ma realizoi një takim me të. Më pas ne u takuam edhe disa herë të tjera. Më poshtë po riprodhoj gjithçka që Tirana më rrëfeu në bisedat me të.
Bardhyli, angazhimin e tij si me presidentin Carter, ashtu edhe me Robert Kennedy-n, e lidh në një farë mënyre me ndjenjat e respektit për të atin e tij, Refat Tiranën, një ekonomist me emër edhe në arenën ndërkombëtare e që vdiq kur i biri ishte vetëm 14 vjeç.
Babai im ka ndikuar shumë tek unë. Ai kishte një respekt të thellë për këtë vend dhe ishte krenar që punonte për të, - thotë Tirana.

Teksti i plotë - i botuar në libër

NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI:
Me punë e vullnet, këtu arrihet gjithçka
Avokati i proceseve të bujshme
Dy vëllezër, dy shembuj për t’u ndjekur
Blini ndërtesa sot, që të fitoni nesër
Po të kuptohen pasojat, do të ketë më pak krime
Avokati, midis të drejtës së klientit dhe normave ligjore
Firma David Perecman & Associates, një portë e hapur për shqiptarët e aksidentuar...
Avokatura – një profesion i nderuar që kërkon besim e përkushtim
Të njohësh ligjet e të respektosh klientët
Zhgënjimi i hidhur i Gani Toptanit