Dr. Ferid Muradi, ose rruga e gjatë nga larja e pjatave tek Çmimi Nobel

Kombi shqiptar përherë ka nxjerrë njerëz të shquar që ia kanë rritur krenarinë dhe e kanë radhitur përkrah kombeve të mëdhenj me njerëz të shquar. Njëri ndër shqiptarët me emër është pa dyshim edhe Ferid Muradi, fituesi i Çmimit Nobel në Mjekësi, më 1998. Ai përbën gjithashtu një nga figurat më të spikatura në radhët e shqiptaro – amerikanëve, shkencëtari që ka arritur të fitojë mirënjohjen më të madhe në botën akademike amerikane.
Ndoshta është rastësi por, një mik i nderuar i shqiptarëve, senatori Bob Dole, do të reklamonte në televizionin amerikan produktin mjekësor të bazuar në zbulimin e tij, një koincidencë kuptimplotë.
Babai i nobelisit, Xhabir Murad Ejupi, emigroi nga Gostivari, në moshë të re, kur ishte 18 vjeç nga nevoja për të ndihmuar familjen e madhe, e cila u ndodh ngushtë pas vdekjes së nënës, që e la atë jetim në moshën 12 vjeç. Të ardhurat nga shitja e ëmbëlsirave nuk mjaftonin për të siguruar jetesën. Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e punës e detyruan djaloshin nga Gostivari të merrte rrugët e Evropës së turbulluar nga valët e Luftës së Parë Botërore, e cila sapo kishte filluar. Xhabirit iu dha mundësia që në vitin 1914 të marrë një anije dhe, nëpërmjet Ellis Island-it të fillojë jetën e re në Amerikë. Pas peripecive të para në New York, ai kursen para për udhëtimin në Ohio, ku punon në një uzinë të shkrirjes së çelikut. Shkëputet për një kohë në Detroit dhe më pas në Chicago, ku u vendos përfundimisht së bashku me gruan e tij, Henrietta Josephine Bowman. Jetonin me të ardhurat e fituara nga një restorant i tij në veri të Indiana-s dhe më pas në Chicago. E gjithë familja, përfshirë nobelistin e ardhshëm dhe vëllezërit e tij, Abdurrahmanin dhe Turhanin, duhej të punonin për të siguruar jetesën dhe, mundësisht, të mbështesnin edhe të afërmit e lënë në vendlindje.

Teksti i plotë - i botuar në libër

NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI:
Doktori jep provimi çdo ditë
Shpirti i saj human...
Brez pas brezi...
Të gjitha rrugët të çojnë në Prishtinë
Sot në California, nesër edhe në New York
Pas një lindjeje të vështirë
Tri klinikat e dr. George Ujkajt në California
Në klinikën e dr. Ramadan Gashit, shqiptarët klientë të përhershëm
Doktori i shquar i një familje të shuar...
Në ordinancën e vëllezërve Shuaipaj