YONKERS Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Asllan Bushati shqipton urdhërin “Gatitu” për ushtarët. Pastaj, udhëheqësi i batalionit “Atlantiku”, Hysni Syla dhe ish komandant i Flotës Ushtarake Detare Shqiptare (FUDSH), Skënder Doçi parakalojnë para ushtarëve. Më pas, si në kor, dëgjohet zëri i fuqishëm: “UÇK, UÇK”, një thirrje kjo e dëgjuar shpesh në mbledhje e demonstrata të shqiptarëve që kur kjo ushtri rroku armët dhe i doli përballë armikut shekullor. Ditë e ftohtë prilli e vitit 1999. Aleanca ushtarake e NATO-s vazhdon bombardimet e trupave serbe nga ajri, ndërsa në tokë Ushtria Çlirimtare e Kosovës lufton ballë për ballë me armikun dhe thërret bijtë e vet nga diaspora për t’i dhënë grushtin e fundit forcave serbe që kanë zbrazur gjysmën e Kosovës. Sot është një ditë e veçantë për gjithë diasporën e Amerikës: ajo nis ushtarët e vet për në luftë. Sot bijtë e shqipes marrin fluturim drejt vendlindjes. Ajo deri tani i ka parë djemtë në demonstrata, në mbledhje e në fushata për të mbledhur ndihma për ushtarët tanë në frontin e luftës. Të gjithë këta njerëz që kanë ardhur sot në Yonkers nuk kanë asistuar kurrë më parë në një ceremoni të tillë, të ngarkuar me kaq shumë emocione e krenari. Teksti i plotë - i botuar në libër NË KËTË KAPITULL MUND TË LEXONI: |
|||