“Ah ç’na le o shoku ynë, Preve gojnë mbylle synë”. Nga një shkrim i gazetës “Dielli”, kushtuar vdekjes së veprimtarit Kosta Isaak (dhjetor 1954). NEW YORK Rrugët, ah rrugët! Ato bashkojnë dhe ndajnë njerëzit nga kjo botë. Më kujtohet një anekdotë që e kam dëgjuar në rininë time të hershme. Nëna, tek përcillte të birin për rrugë, e porositi: Lutiu Zotit para se të hysh në makinë që mos të ndodhë ndonjë e keqe. - Unë po lutem , ia ktheu ai, - po ç’t’i bëj atij tjetrit që del në rrugë pa u lutur te Zoti... Kisha kohë që dëshiroja të shkruaja diçka për ata që kanë humbur jetën në aksidente automobilistike këtu në Amerikë, ndërsa kanë marrë pjesë në demonstratat kundër regjimeve komuniste të Enver Hoxhës e Millosheviçit. Dhe kjo ka arsyet e veta. Në vështrim të parë njoftimet për aksidente të tilla ngjajnë me gjithë të tjerat që lexojmë përditë në shtypin e kohës.Por, pa ndaluni pak e meditoni: ç’i nxori ata nga shtëpia atë ditë tragjike për të marrë rrugët e largëta e për t’u kthyer më pas andej në arkivole? Ata nuk shkuan për punë personale, por për një mision shumë të lartë, për atdheun e tyre që vuante nga regjimet që u sollën gjithë të këqiat shqiptarëve. Për këtë më ndihmuan me kronikat e tyre gazetat “Illyria” dhe “Dielli” dhe sidomos të afërmit që sot jetojnë me kujtimet e atyre që i përcollën shëndosh e mirë nga shtëpia dhe ua sollën në arkivole nga rrugët e pafund të Amerikës. Katër nga këta “dëshmorë të paqes”, që humbën jetën tragjikisht duke ëndrruar një Shqipëri të lirë nga diktatura komuniste dhe një Kosovë të lirë nga Serbia janë: Nik Mërnaçaj, Ali Lajçi dhe Rrustem e Xhavit Hasani. Teksti i plotë - i botuar në libër
|
|||